Negociatat, Eduard Kukan përshëndet vendimin

Eurodeputeti, Eduard Kukan, ka përshëndetur vendimin e BE-së për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Kukan nënvizon se të dy vendet kanë avancuar me axhendën e integrimit në BE dhe e meritojnë datën e përcaktuar.

“Përshëndes konkluzionet e djeshme të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme për hapjen e rrugës për negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dua të përgëzoj të dy vendet për përparimin e bërë në axhendën e integrimit në BE. Ato meritojnë një mesazh të qartë për fillimin e negociatave të pranimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një vit u është dhënë vendeve të vijnë në tryezën e negociatave, që pasqyron diskutimin e brendshëm të Këshillit mbi procesin e zgjerimit të BE.

Unë mbështes plotësisht Shqipërinë dhe Maqedoninë në këtë proces dhe i besoj angazhimit të tyre në axhendën e reformave.

Pres që të punoj me partnerët tanë gjatë muajve të ardhshëm dhe jam gati të ec me ta në rrugën drejt negociatave të pranimit “, nënvizon Kukan.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?