Emigrantët votim vetëm me “xhepin” e tyre, KiE kundër PS-së

Emigratët shqiptarë do të mund të votojnë vetëm në zgjedhjet parlamentare, ndërsa eksperti i Këshillit të Europes sugjeron votimin me postë 1 muaji para datës së zgjedhjeve. Mazhoranca ngriti shqetësimin për kostot financare dhe kërkoi që këtë ta marrin përsipër vetë emigrantët, kërkesë që u kundërsshtua nga eksperti i KiE.

Reforma zgjedhore dhe ajo në drejtësi janë dy nga kushtet e panegociueshme që Bundestagu Gjerman të japë dritën jeshile për hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Ende mbetet e paqartë se kur do të mund të realizohet votimi i emigrantëtve shqiptarë, por ajo që dihet është se ata mund të votojnë vetëm për zgjedhjet parlamentare, duke qenë se për zgjedhjet lokale procesi është më i komplikuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe sikur të përfshihet në ligj zgjedhore kjo do të ndodhë pasi të bëhet një regjistrim i plotë i shtetasve që jetojnë jashtë kufijve të Shqipërisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dhe meqe diskutimi ka nisur ekspertë të Këshillit të Europës sugjerojnë që për emigrantët të ketë 12 fleta votimi të ndryshme sipas qarqeve, meqë vendi ynë aplikon sistemin proporcional rajonal dhe votimi i tyre të realizohet 1 muaj para datës së zgjedhjeve.

Iurie Ciocan: “Për votimin e emigrantëve ka disa mënyra se si mund të realizohet, por ajo që përdoret më shpesh është votimi me postë, edhe pse votimi familjar mbetet një risk. Për të patur votën e Diaspores duhet të kemi një regjistër të plotë dhe të saktë. Gjithashtu sugjeroi që vota e tyre të regjistrohet 1 muaj para datës së zgjedhjeve.

Të gjitha palët bien dakord për votën e emigrantëve, por PS ngre shqetësimin e kostos financiare të realizimit të këtij procesi, por që hasi në kundërshtimin e ekespertit të KiE-së

 Bledi Çuçi: “Shteti shqiptar paguan për qytetarët që i paguajnë taksa, ndërsa emigrantët nuk e bëjnë një gjë të tillë. Kështu që ata duhet të paguajnë vetë shpenzimet për postimin e votës së tyre me postë, si një kontribut për vendin e tyre”

Iurie Ciocan:  “Nuk duhet të ngatërroni zgjedhësit me kostot finaciare. Në vendin tim, në Moldavi, emigrantët i shlyejnë kontributet e tyre ndaj shtetit me anë të remitancave, por nuk e di se si funksionon ndaj vendit tuaj”

Ndërsa për opozitën problematikë mbetet numri i lartë i emigrantëve që jetojnë jashtë kufijve të Shqipërisë, që mund të ndryshojë gjithmonë rezultatin

Oerd Bylykbashi: “Në 2017 në listat rezultuan 1.7 mln zgjedhës, ndërsa bashkë me emigrantët shkon rreth 3.4 mln. Vendi ynë përballet me një problematickë ka më shumë zgjedhës sesa popullsi”

OSBE/ODIHR i ka kërkuar komisionit të posaçëm të Reformës Zgjedhore  që të përmbyllë reformen brenda muajit korrik që të testohet në zgjedhjet e 2019.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?