Emrat/ Dy diplomatët shqiptarë që dëbohen nga Rusia…

Mësohen emrat e dy diplomatëve shqiptarë që janë dëbuar nga Kremlini si kundërpërgjigje ndaj Shqipërisë, e cila pak ditë më parë dëboi dy diplomatë rusë, duke iu bashkuar vendeve të NATO-s dhe BE-së në këtë vendimmarrje.

Burime diplomatike bëjnë të ditur se diplomatët që do të largohen nga Rusia janë Arben Doçi, këshilltar pranë Ambasadës shqiptare, dhe Albert Jerasi që mban funksionin e zv.Ambasadorit, raporton syri.net.

Më parë autoritetet shqiptare kishin dëbuar nga Tirana Sekretarin e Parë të Ambasadës ruse dhe atasheun ushtarak të Federatës së Rusisë në Shqipëri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kremlini ka përdorur të njëjtën proçedurë për largimin e diplomatëve, ashtu sikundër u veprua edhe nga Tirana zyrtare.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ministria e Jashtme ruse thirri sot ambasadorët e vendeve perëndimore që kanë dëbuar diplomatë rusë, për t’u dorëzuar atyre nota proteste dhe për t’i informuar mbi kundërpërgjigjen e Rusisë.

Vendet e njoftuara sot për dëbimet ishin 23, mes tyre edhe Shqipëria.

Ministria e Jashtme e Rusisë tha se ka njoftuar ambasadorët e shumicës së vendeve që urdhëruan dëbimin e diplomatëve rusë se një numër i barabartë diplomatësh të tyre janë shpallur persona non grata.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?