FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Endrit Braimllari: Rama është në grahmat e fundit

Endrit Braimllari, sekretari i përgjithshëm i LSI shprehet i bindur se në 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje me kryeministrin Rama në krye.

I ftuar në Byro Politike me Juli Xhokaxhi, Braimllari u shtoi se protestat e opozitës kanë pjesëmarrje masive, ndërsa për kryeministrin Rama tha se ai është në grahmat e fundit.

‘Zgjedhje me Ramën kryeministër në 30 qershor nuk do ketë. Protestat kombëtare të opozitës që bëhen me pjesëmarrje masive vjen për shkak të revoltës kundër qeverisë. Protestat nuk janë politike, por në sajë të revoltës popullore. Qyetarët ndalojnë dhe fikin makinën i bashkohen protestës. Fundi i Edi Ramës është në grahmat e tij. Nuk ka zgjedhje me Ramën kryeministër dhe pa opozitën në 30 qershor’, përfundoi Endrit Braimllari.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?