Energjia – Kuvendi miraton marrëveshjen me IBRD

Kuvendi miratoi sot me 72 vota pro marrëveshjen e huasë për financimin e projektit të rimëkëmbjes së sektorit të energjisë elektrike, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (IBRD). Kjo marrëveshje ka synim rimëkëmbjen e sektorit të energjisë elektrike dhe është në përputhje me programin politik të Këshillit të Ministrave dhe me programin analitik të akteve dhe dokumente të tjera politike. Marrëveshja e huasë për financimin e projektit të rimëkëmbjes së sektorit të energjisë elektrike, parashikon një kredi në shumën prej 112 100 000 eurosh, e cila do të sigurojë financimin e projektit të rimëkëmbjes së sektorit të energjisë elektrike.

Objektivi kryesor i projektit, është rritja e sigurisë së furnizimit të konsumatorit me energji elektrike nëpërmjet diversifikimit të burimeve të gjeneruara dhe forcimit të integrimit rajonal. Synohet gjithashtu, përmirësimi me efikasitet i sistemit të shpërndarjes së energjisë nëpërmjet zvogëlimit të humbjeve në rrjet dhe përmirësimit të sistemit të mbledhjes të të ardhurave, përmirësimi i tregut të energjisë elektrike, si dhe prezantimi i reformave të energjisë në sektorin e energjisë për krijimin e një tregu konkurrues, reforma të cilat do të ndihmojnë në thithjen e investimeve private dhe reduktimin e rreziqeve fiskale për qeverinë. Po ashtu, përmes marrëveshjes me IBRD-në do të bëhet e mundur instalimi i 300 mijë matësve. Me shumice votash u miratuan edhe ndryshimet ne ligjin për Aviacionin Civil.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?