FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Erdogan mbledh 1 milion në sheshin e Stambollit

Më shumë se një milion persona dolën këtë të diel në sheshin kryesor të Stambollit në një mega-miting të thirrur nga qeveria në “mbështetje të demokracisë dhe martirëve”. Megjithëse tubimi u thirr nga presidenti Rexhep Taip Erdogan, i cili mbërriti me një helikopter, në të morën pjesë edhe liderët e dy partive kryesore të opozitës.

Të gjithë të pranishmit mbanin flamuj turq, pasi u ndaluan simbolet partiake. Presidenti turk, u tha të pranishmëve se kjo ishte një mënyrë për ti treguar botës se sa i fortë është solidariteti dhe uniteti i vendit. Në këtë mega-manifestim u bë një përmbledhje e ngjarjeve të fundit që pasuan vendin pas grushtit të shtetit të 15 korrikut.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?