Ish-zv/kryeministri i PS-së, Erion Braçe: Çmimet në treg të llahtarshme
Deputeti Erion Braçe ka denoncuar nga foltorja e Kuvendit rritjen e çmimeve të produkteve blegtorale dhe bujqësore në vend.
Braçe u shpreh se në treg ka një abuzim të llahtarshëm me çmimet dhe kjo sipas tij dëmton si konsumatorin ashtu edhe bujqit dhe blegtorët vendas.
“Shqetësimi i parë janë çmimet, përtej inflacionit që ka kaluar targetin prej 3% në treg ka një abuzim të llahtarshëm me çmimet, në kurriz të qytetarëve dhe në kurriz të këtyre njerëzve të cilët ne u kthejmë mbrapsht taksat e tyre.
Abuzimi që po ndodh me çmimet e produkteve blegtorale dhe bujqësore ka një efekt të dyanshëm. E para bie mbi konsumatorin këtu në qytet dhe kudo, e dyta ka taposur tregun dhe po lë stok produktet e bujqve tanë”, u shpreh Braçe.
KOHA JONË SONDAZH

