Fake Kryeministër për një Fake News!

Nga Luan Rama*

Këshilli Europian vendosi të mos i hapë negociatat me Shqipërinë! Procesi i integrimit bën hapa pas, ndërsa Kryeministri ynë përpiqet t’a mbulojë këtë këtë të vërtetë me një Fake News! Shkurt, gënjen!
Me sa duket për të kënaqur veten, sepse askush tjetër, madje as ministrat e tij nuk e besojnë! Sepse nuk janë aq budallenj!
Në vend që dita e sotme të ishte një moment reflektimi e përgjegjësie, për Kryeministrin e qeverinë e tij në rradhë të parë, por edhe për të gjithë klasën politike, ky Fake Kryeministër merr përsipër të shfaqet si i papërgjegjshëm me një Fake News!
Këshilli Europian, pra ministrat e jashtëm të BE-së, e shtynë afatin e marrjes së vendimit për çeljen e negociatave për pas një viti!
Pra, qershori i vitit 2019 është koha e shqyrtimit se si Shqipëria do t’i plotësojë kushtet e vendosura, dhe jo apriori koha e çeljes së negociatave!
Të kundërtën e kësaj të vërtete mund t’a besojnë vetëm budallenjtë!
*Zëvendëskryetar i LSI

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?