FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Fatmir Xhafaj: Ata që sulmuan ekspertët e reformës, tu kërkojnë falje

Miratimi me konsensus i reformës në drejtësi është një vepër e politikës shqiptare. Kështu e cilësoi kreu i komisionit të reformës në drejtësi, Fatmir Xhafaj.

Gjatë një pritje pas miratimit të reformës, Xhafaj falenderoi të gjithë ata që kontribuan në këtë proces të rëndësishëm.

Në të gjithë bëmë dicka, një proces i shkëlqyer i pandodhur më parë, transparent e profesional, thelbi i procesit ka qenë grupi i ekespertëvt nivelit të lartë. Falenderoj ekspertët të cilët punuan në mënyrë të pandërprerë, me integritet të plotë për pergatitjen e akteve që përbëjnë reformën në drejtësi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më vjen keq që një pjesë e jonë e politikës shpesh herë hedh baltë dhe kërkon të bëjë pis punën tuaj. Jo pak fjalën të rënda u thanë për ju. Tani kur e gjithë politika shqiptare si asnjëherë tjetër, miratoi reformën duhet të kërkohet ndjesë publike. 140 votat pro për reformën janë përgënjeshtrim  i asaj që është thënë kundër jush”,- tha Xhafaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?