Fatmir Xhafaj hedh bombën: Do kontrollojmë edhe pasuritë e politikanëve

Ministri Fatmir Xhafaj pas një jave nëpër rrethet e vendit mbërriti sot në kryesinë e parlamentit duke hedhur një bombë, së cilës nuk i dihet efekti se ku do pëlcasë. Është folur shumë për kontrollin e pasurive të politikanëve shqiptarë, përmes një procesi të mirëfilltë vetingu, njësoj me atë që ndodh me gjykatësit, prokurorët dhe policët.

Deri më sot nuk ka asgjë të shkruar në letër, por Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj mbështetës i fortë i dy proceseve të vetingut në gjyqësor dhe polici, ka paralajmëruar nisjen e një vetingu në politikë.

Deklaratën e bëri gjatë raportimit në Komisionin e Sigurisë kur tha: “Do të kemi veting politik kanë pasur rol vendimmarres ne fatet e këtij vendi dhe në pasuritë e këtij vendi”. Kaq është dashur dhe një pjesë e politikanëve kanë filluar të heqin orenditë e shtrenjta nga shtëpitë dhe po porosisin shtëpitë e ofertave për pajisje shpi te kohës së Enverit, derisa të kalojë kontrolli i pasurive dhe shtëpive të politikanëve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?