Fatmir Xhafaj i drejtohet Artur Metanit të ILD-së: Presim më shumë nga ju!

Deputeti socialist, Fatmir Xhafaj, mbledhjen e Komisionit të Ligjeve ka drejtuar disa kritika për Inspektoriatin e Lartë i Drejtësisë, i drejtuar nga Artur Metani.

Xhafaj tha se pritet më shumë nga ky institucion dhe nga vetë zoti Metani në veçanti.

Duhet të kemi mirëkuptimin tuaj dhe opinionit publik, se për institucionin tuja ka pritshmëri të larta, edhe për shkakun tuaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ju keni veprimtari të pasur. Kjo do të thotë që keni më shumë mundësi për t’u përshtatur më lehtë me detyrën. Kjo bën që edhe pritshmëria jonë të jetë më e lartë. Është institucion i ri, jo sfidë e re në raport me sistemin. Sa ndiheni të pavarur nga politika në ushtrimin e detyrës. A mendoni se ka diçka që mund të bëjmë më mirë për t’ju ndihmuar? Sistemi i menaxhimit të brendshëm është i rëndësishëm. Në vlerësimin tim, po aq vlerë ka sistemi në menaxhimin e brendshëm të gjykatave, në funksionimin e brendshëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë pyetja është se nëse sistemi ynë i brendshëm a ka akses në databazet e ndërtuara nga vetë institucionet, ndërkohë që ju jeni lidhja ndërvepruese. Nëse do të bëja investim në sistem do ta bëja vetëm në një gjë. Për një sistem të unifikuar për menaxhimin e çështjeve, nga trupa dhe atë administrativ. Në vlerësimin tim është e rëndësishme zgjedhja e tematikave për inspektime. Ju keni realizuar tre inspektime”, tha Xhafaj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?