Festa e PD, dokumentar për opozitën e Bashës
Partia Demokratike organizoi pasditen e së enjtes pritjen me rastin e 24-vjetorit të themelimit. Ceremonia nisi me një dokumentarë për protestat e PD-së dhe fushatën e Bashës për zgjedhjet në parti. Gjithashtu pjesë e këtij dokumentari ishin edhe takimet e kreut të PD-së me qytetarët për gjendjen ekonomike që po kalon vendi.
Në takim morrain pjesë përfaqësuesit e Partisë Demokratike, deputetë dhe kontribues të kësaj parti në vite. Po kështu, pjesë e festës së themelimi të 24-vjetorit të PD-së, janë bërë edhe aleatët e djathtë. Deputetët e PDIU-së u panë duke takuar përfaqësues të së djathtës, po ashtu edhe deputetë të tjerë të Kuvendit të Shqipërisë, përfshi edhe kreun e PBDNJ Vangjel Dule. Në këtë takim bie në sy mungesa e drejtuesve të mazhorancës, Rama, dhe Meta, si dhe e përfaqësuesve të tjerë të PS-së dhe LSI-së.
Gjithashtu, në këtë ceremoni marrin pjesë edhe “kritikët” e Bashës, Besnik Mustafaj e Mark Marku.
Kreu i PD-se, Basha, ish-kryeministri Berisha dhe ish-kryeparlamentarja Topalli ne festen e themelimit te PD-se
Më herët, kreu i partisë, Lulzim Basha firmosi ftesat për dy partitë e mëdha, për PS-në dhe LSI-në. Mësohet se ftesat nuk janë individuale për krerët e partive, pra për Ramën apo për Metën, por në emër të subjekteve. Ftesa për pjesëmarrjen në ceremoninë festive i ka shkuar edhe kreut të PBDNJ-se, Vangjel Dule. Mësohet se rreth 800 veta kanë marrë ftesë për të qenë pjesë e festës së selisë blu. Ndërsa një rëndësi të veçantë duket se u është dhënë studentëve të Lëvizjes së Dhjetorit të vitit 1990.