“Financimi rus”, Manja-Bashës: Sot përgjigju para publikut, nesër para ligjit!

Pas Kryeministri Rama, reagoi edhe kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja i cili kërkoi sqarime të mëtejshme nga Basha për historinë e “financimit rus të Partisë Demokratike”.

“Sot përgjigju para publikut, nesër për këtë histori do të përgjigjesh para ligjit”, tha Ulsi Manja.

Manja u shpreh se Basha, me deklaratat e tij të fundit i zgjati edhe më shumë hijet e dyshimit. “Mbrëmë, Basha e rëndoi më tej pozitën e tij me shpjegimet e paqëndrueshme juridikisht. Basha e zgjati edhe më shumë hijen e dyshimeve mbi kanalin e parave nga xhepat e disa rusëve”, u shpreh Ulsi Manja.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?