Fino merakoset për Tahirin, Rama: Saimiri nuk ka pse të shqetësohet
Kryeministri Edi Rama, mëngjesin e sotëm zhvilloi një takim pune me deputetët socialistë të Komisionit të Ligjeve. Deputeti i PS-së, Bashkim Fino, ngriti shqetësimin për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.
Sipas Finos, Tahirin është i shqetësuar. ”E takova para dy ditësh dhe është i shqetësuar për zhvillimet e fundit të çështjes së Orest Sotës”, mësohet se ka thënë Fino sipas Report TV.
Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama i ka pohuar Finos se Tahiri nuk ka pse shqetësohet, sa i përket çështjes se patentave që u gjetën në makinë e Orest Sotës.
Sipas Ramës çdo kush mund ti harrojë patentat në makinën e një tjetër personi. “Saimir nuk ka pse shqetësohet. Gjetja e patentës nuk e implikon asnjë njeri”, mësohet se ka thënë Edi Rama.
KOHA JONË SONDAZH

