Fotoja e Serianit në selinë rozë, reagon PS: Shprehje e dëshpëruar e opozitës, pa vizion

Partia Socialiste reagoi pas fotos së publikuar nga PD-ja, ku i plagosuri në atentatin e së hënës në mbrëmje, në një përplasje mes bandave, Pajtim Seriani, ishte fotografuar më parë duke dalë nga selia rozë. Ai është denoncuar nga Opozita, dhe në reagim e PS-së thuhet se: – “Fotografia dhe komenti i PD-së që lidh të plagosurin e ngjarjes së mbrëmjes së hënë me Partinë Socialiste, është një ndër shprehjet më të dëshpëruara të një opozite pa vizion, pa program, pa lider. Sa më shumë PD përshkallëzon këtë politike balte, aq më e qartë bëhet për ne se nuk ia vlen as t’i përgjigjesh kësaj opozite që nuk do dialog, nuk do debat, nuk do zhvillim po vetëm grindje dhe baltë.” Dyshimet e PD-së u ngritën edhe mbi faktin se Emiljano Shullazi, i cili u plagos në një atentat tjetër, po gjatë mbrëmjes së hënë, u la i lirë nga policia pas ngjarjes, ashtu si edhe të tjerët e përfshirë në ngjarje.