FOTOLAJM/ Përplasja e kryeministrave shqiptarë dhe “hakmarrja” e Ramës ndaj Kosovës
Mes Edi Ramës dhe Ramush Haradinajt nuk ka pasur asnjëherë pëlqim reciprok gjatë viteve të shkuara.
Nën shembullin e keq të liderëve të mëparshëm dhe tendencës për të ndikuar në politikën e Kosovës, edhe Rama kishte të përzgjedhurin e tij në Prishtinë, që ishte pikërisht Hashim Thaçi, dhe kjo jo vetëm për shkak të pozicionimit politik të PDK-së
Kjo mos pëlqyeshmëri mes Haradinajt dhe Ramës është vërejtur edhe gjatë periudhës kur Ramushi u ngjit në krye të shtetit të Kosovës pas një kalvari gjyqesh dhe thikash pas shpine që vinin shpesh edhe nga Prishtin, megjithatë ata bënin sikur e honepsnin njeri-tjetrin para syve të shqiptarëve përmes mbledhjeve të famshme të përbashkëta, të cilat në vetvete nuk nxorrën asgjë në dritë përveç disa fotove dhe deklaratave boshe.
Por gjithçka shpërtheu pas Samitit të Berlinit, ku Haradinaj akuzoi hapur dhe pa asnjë rezervë kryeministrin e Shqipërisë se ka ushtruar presion lidhur me vendimin e qeverisë së Kosovës për çështjen e taksës ndaj mallrave që vijnë nga Serbia.
Dhe tashmë ky konflikt ka nisur të portretizohet në rrjet edhe përmes ironisë therëse të memeve, ku në njërën anë është Haradinaj që i vendos taksën Serbisë, dhe në kundërpërgjigje, Edi Rama i vendos taksën Kosovës, si reagim ndaj vendimit të kryeministrit kosovar.

KOHA JONË SONDAZH

