FOTOLAJM/ Valixhja e rëndë e Ahmetaj, atletet e Ramës dhe akuzat e Bashës

Seanca e ditës së enjtes në Kuvend u zhvillua me tensione për negociata. Por veç akuzave, nuk kanë munguar dhe momentet pikante. Fotoreporterët e LSA kanë fiksuar ministrin e Financave, Arben Ahmetaj i cili këtë herë ishte në seancë me një mal me dosje dhe një çantë të rëndë.

Kryeministri Edi Rama qëndroi vetëm pak në seancë duke mbajtur një fjalim ku akuzoi ashpër opozitën. Edhe këtë herë në sy ranë atletet “Adidas” të kryeministrit të kombinuara me kostumin klasik zyrtarit.

Lulzim Basha ishte më aktivi në seancë duke folur në foltore disa herë, por edhe nga vendi. Ndërsa Taulant Balla, siç deklaroi disa ditë më parë, ju rikthye debatit për makinat “Toyota” që u kapën me euro. Për më shumë ndiqni galerinë e fotove më poshtë.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?