Rama kthehet urgjent nga Elbasani, ndërhyn gjatë konferencës së Bashës

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/1510634022321107/

Swiss Digital Desktop Reklama

Tryezës së partive parlamentare të thirrur në Kuvendin e Shqipërisë nga PR-a dhe PAA i është bashkuar dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, njëherësh dhe kryetar i PS-së.

Swiss Digital Mobile Reklama

Bashkimi i Ramës në tryezën e partive parlamentare ka qenë vërtetë një surprizë, pasi nuk e kishte lajmëruar më herët pjesëmarrjen e tij.

Por ndërkohë që kryetari i PD-së, Lulzim Basha po fliste para gazetarëve nga selia e Kuvendit, Rama kalon mbrapa tij dhe duke e “provokuar” ndalet dhe therret kreun e opozites per t’u futur brenda.

Ftesa per kete takim u bë nga dy partitë aleate të Partisë Demokratike, Partia Agrare Ambientaliste dhe Partia Republikane bëjnë një tjetër tentativë për arritjen e konsensusit mes palëve.

Duka dhe Mediu u janë drejtuar me një ftesë partive parlamentare për një takim në orën 20:00 të mbrëmjes tek Kryesia e Kuvendit.

“Ftojmë krerët e partive parlamentare në orën 20:00 tek Kryesia. SHBA ka ofruar propozimet dhe mbështetjen e saj për zgjidhjen e krizës. Ju ftojmë të arrijmë një marrëveshje për një proces zgjedhor të lire”.

Pas ftesës së dy partive, disa nga krerët politikë kanë konfirmuar pjesemarrjen. Takimit i janë përgjigjur Lulzim Basha,  Petrit Vasili, Shpëtim Idrizi, Ben Blushi, Dashamir Shehu, Nard Ndoka dhe Vangjel Dule.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?