Fyerjet, Basha mbron gazetarët: Rama ka humbur çdo lloj ekulibri psiqik
Sharje, ofendime dhe fyerje që kreu i qeverisë Edi Rama lëshoi ndaj gazetarëve nga jashtë sallës së kuvendit, janë dënuar ashpër nga kreu i PD-së, Lulzim Basha. Kreu i demokratëve e quan një sulm agresiv, banalitet rrugaçëror dhe kërcënim ndaj gazetarëve që tregojnë të vërtetat ndaj qeverisë ”Rama”.
”Sulmi agresiv, banaliteti rrugaçëror dhe kërcënimet kundër gazetareve faktojnë çekuilibrimin psiqik që ka Edi Rama kur nuk arrin ta fshehë të vërtetën tronditëse as nga vetja e tij. I marrë peng nga Saimir Tahiri dhe i kthyer në një lolo nga kriminelët që i diktojnë vendim-marrjen politike, Edi Rama sot dhe njerëzor ndaj po ushtron dhunë verbale ndaj çdokujt që i duket se sfidon pushtetin e tij”, shkruan Basha në facebook.
Më tej Basha shton se sulmi është ndaj gjithë shoqërisë, e cila pa fjalën e lirë përfundon në skllavëri. ”Sulmi ndaj gazetarëve është dhunë jo vetëm ndaj tyre, por dhunë ndaj gjithë shoqërisë e cila pa gazetarinë dhe pa fjalën e lirë përfundon në errësirë dhe skllavëri”.
Kreu i demokratëve, kurajon gazetarët që të zbulojnë të vërtetat, pas sipas tij sot më shumë se kurrë Shqipëria ka nevojë.
”Përgjigjia më e mirë ndaj kësaj dhune, është kurajo për të zbuluar dhe thënë të vërtetën. Sot, më shumë se kurrë, Shqipëria ka nevojë për të vërtetën dhe për kurajo përballë të keqes. Në betejën për liri, të drejta dhe dinjitet ne jemi të gjithë bashkë, unë dhe opozita jemi në krah të çdo gazetari kurajoz si ata që nuk e gëlltitën me turp rrugaçërinë e Ramës sot. Bashkë, nuk ka bandit as lolo banditësh si Edi Rama që mund të na trembë apo nënshtrojë”,-shkruan më tej Lulzim Basha.
KOHA JONË SONDAZH

