Fyerjet ndaj gazetarëve, Kryemadhi: Rama i shpalli armiq, shfryu dufin dhe frikën

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka reaguar me tone të ashpëra ndaj sjelljes ofenduese, fyerëse që kreu i qeverisë rezervoi ndaj gazetarëve, gjatë kohës që këta të fundit po i drejtonin pyetje në mbyllje të seancës plenare. Në një postim në facebook, Kryemadhi mbron gazetarët, duke e cilësuar sjelljen e Ramës, si intimidim ndaj medias që zbuloi të vërtetat. Më tej kryetarja e LSI-së, shkruan se Rama i shpalli armiq sot gazetarët.

”I frikësuari i madh Edi Rama, pasi akuzoi dhe sulmoi për tre ditë me radhë akuzat e prokurorisë dhe prokurorët, sot në mënyrë të paprecedentë sulmoi gazetarët duke sharë dhe fyer në mënyrë të turpshme. Një kryeministër arrogant që fuqinë e gjen tek mandatet e blera me paratë e krimit sot shpalli si armiq dhe ata që për detyrë kanë t’i drejtojnë pyetje{{,-shkruan Kryemadhi.

Kryetarja e LSI-së, shton më tej se nën efektin e lëndëve narkotike, Rama shfryu dufin dhe shpalosi frikë para medias, siç bëri me dosjen e prokurorisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Nuk e kuptoj ku e gjen këtë guxim një kryeministër në largim, që ndoshta nën efektin e lëndëve narkotike shfryu dufin dhe frikën para punonjësve të medias. Ai që u përpoq për ditë me radhë të intimidonte punën e prokurorisë sot bëri të njëjtën gjë me gazetarët dhe median që nuk i shërbejnë atij”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kryemadhi i bën thirrje medias, organizatave dhe trupit diplomatik, që të reagojnë për këtë sjellje të Ramës, siç e cilëson ”rrugaçare”.

”I bëj thirrje medias, organizatave në mbrojtje të të drejtave të njeriut, Trupit Diplomatik në Tiranë të reagojnë për këtë sjellje rrugaçërore të një kryeministri që nuk ndalet për të patur pushtet mbi drejtësinë dhe median. Të vetmet pushtete që siç duket i ka ende jashtë kontrollit. Sot është një ditë e zezë për demokracinë në Shqipëri dhe si e tillë na takon të gjithëve përgjegjësia për të shkulur nga rrënjët këtë klikë kriminale që nuk kursen askënd”,-shkruan më tej kryetarja e LSI-së.

VIDEO/ Fyerje dhe sherr i pazakontë i Ramës me gazetarët

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?