Gafa e Lulzim Bashës, kryeministrit Edi Rama poston videon tallese

Lulzim Basha i bëri lëmsh datat sot gjatë homazheve nga “Varrezat e Dëshmorëve”, ku duke dashur që t’i referohet 28 nëntorit 1443, datë e cila shënon ngritjen e flamurit Kombëtar në familjen e Kastriotëve në Krujë. Fillimisht Basha tha 28 Nëntor 1944, pastaj 1444. Por asnjë nga këto data nuk përkon me ngjarjen në fjalë.

Video e Kryedemokratit është bërë virale dhe ka shpërthyer në humor në rrjetet sociale. Kryeministri përveçse e ka korrigjuar, gjithashtu edhe e ka falenderuar Kreun e PD duke i thënë:”Flm që na bën të qeshim”.

Postimi i plotë i Kryeministrit: 
Kush kujton se është thjesht një ngatërresë me 5shekuj e gjysëm për shkak të katrave e ka gabim, se Artisti jo vetëm s’e di që flamuri i Kastriotëve u ngrit në 1443, po kujton se kështjella e tyre është në Lezhë ku u mbajt mbledhja Besëlidhjes së 1444. Flm që na bën të qeshim.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?