Gazetari i njohur Mero Baze promovon librin e tij “Republika e parë”
Gazetari i njohur Mero Baze ka promovuar librin e tij të ri. Në mjediset e Hotel Tirana u promovua sot libri “Republika e parë” i gazetarit Mero Baze i cili sjell ne vemendje ngjarjet politike te Kosoves ne vitet 90.
Shkrimtari Preç Zogaj, i cili ka bërë edhe parathënien e librit, e cilësoi “Republikën e Parë”, një dëshmi e nivelit të lartë, që ka vlerë më të madhe për të ardhmen.
Zogaj, tha se “Republikën…” e Mero Bazes mund ta quajmë një vepër historike dhe publiçistike të karakterit madhor. Sipas Zogajt trajtimi me kaq seriozitet dhe me kaq kujdes i një periudhee të pahulumtuar siç duhet është një konribut tepër madhor për historinë e Kosovës dhe shqiptarëve.
E pikërisht tek vizioni i lëvizjes që drejtoi Ibrahim Rugova dh Bujar Bukoshi, u ndal Mero Baze në fjalën e tij. Sipas tij, ka disa dimensione që sot mund ta shikojmë më qartë të asaj lëvizje. Por më kryesorja është se LDK-ja i dha fund një procesi tashmë shekullor, kur serbët zgjidhnin apo ndikonin për të zgjedhur përfaqësuesit politikë të shqiptarëve. Ndërkaq, Baze shtoi se përmbajtja e vizionit politik që solli “Republika e Parë” e Ibrahim Rugovës ishte fitues që në fillim, pasi solli simpatinë e këtij vizioni nga Perëndimi, i cili betejat e Rugovës për demokraci dhe të drejta të njeriut, i konsideronte si vlera të tij.

KOHA JONË SONDAZH

