FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gazmend Bardhi: Policia s’mund të mbajë në survejim përfaqësues politikë

Këshilltari ligjor i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, i ftuar në Fax News ka folur për skandalin e survejimit nga Policia Operacionale e kryetarit të opozitës, Lulzim Basha. Sipas Bardhit kjo është prova e qartë se policia e Agron dhe Fatmir Xhafajt e ka lënë betejën me krimin.

“Policia nuk është në luftë me krimin por me individin”, – tha Bardhi duke iu përgjigjur pyetjeve në studio.

Bardhi e konsideron shkelje të rëndë veprimin e Policisë së Shtetit e cila në asnjë rast me Kushtetutë nuk mund të bëjë survejim të një drejtuesi politik, aq më pak, kreun e opozitës.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nuk ka asnjë mundësi që forcat operacionale të mbajnë nën survejim një politikan. Survejimi ndaj një politikani bëhet vetëm siç e parashikon Kushtetuta. Nuk ka pse të survejohet kryetari por as edhe një individ qoftë edhe politik, nuk mund të mbahen në survejim nga policia drejtuesit politikë. Në survejim mbahesh vetëm nëse je i dyshuar dhe je nën hetim”,- tha Bardhi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Përfaqësuesi i PD komentoi edhe reagimin e kryeministrit lidhur me këtë skandal të rëndë. Sipas tij “mesazhi i Ramës, nuk është një mesazh i një kryeministri normal”.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?