Genc Ruli: Basha mbetet i kënaqur duke qenë në opozitë

I ftuar te emisioni Te Paekzpozuarit në Top Channel Genc Ruli tha ndër të tjera se:

Basha është i kënaqur me të qenit në opozitë. Pse nuk kemi një opozitë, praktikisht nuk kemi opozitë, por e kemi vetëm teorikisht. Problemi është që opozita është një kanal politik që protestën e kthen në votë, por po shohim që protesta që kanë njerzit, mungon. Shqiptarët e pranojnë modelin. Ne ende kemi element të tribalizimit, të fisit. Ka pasur një parti skrapallish. Pra, janë këto fenomene që i kemi në këtë shoqëri. Nuk ka interes Basha të vij në pushtet, përvoja këto katër pesë vite ka treguar që ai nuk është një lider. Dhe prandaj i intereson të bëjë kompromis. Dhe mbrapa ke gjithmonë një marrëveshje që ekziston. Kryeministër nuk bëhem kurrë, dhe të mbaj këtë kasolle ku ndihem rehat.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?