FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gjendet i pajetë në garazh me plumb në kokë shoferi i ministrit Fatmir Xhafaj

Një punonjës i Gardës së Republikës, shofer i Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj është gjetur i pajetë në orët e para të ditës së sotme në garazhin e institucionit. Viktima është Shkëlzen Qordja.

Ai është gjetur i vdekur nga kolegët brenda në makinë në garazh, ndërsa burime pohojnë se gardisti kishte një plumb në kokë. Pranë tij në makinë është gjetur edhe arma e zjarrit.

Nga të dhënat e para dyshohet se kemi të bëjmë me një rast vetëvrasje, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen, pasi nuk përjashtohet edhe vrasja. Efektivi i gardës, thuhet se ka shërbyer në trupën e shoqërimit të ministrit të Brendshëm Xhafaj si shofer.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?