Gjiknuri dhe Llatja takime në fshatin Bathës: Votoni PS për të mos lënë në mes punët e nisura në Elbasan

Banorët e fshatit Bathës mirëpritën në një takim Sekretarin e Përgjithshëm të PS, Damian Gjiknuri, Kryetarin e tyre të bashkisë Gledian Llatja dhe deputeten Desantila Tahiraj, me të cilët ndanë nevojat me të cilat hasen, por edhe mirënjohjen për investimet dhe punët e kryera deri tani.
Numri dy i Partisë Socialiste Gjiknuri foli mbi rëndësinë e zgjedhjeve vendore ku përballë janë dy alternativa, djali i përkushtuar, i punës Gledi dhe nga ana tjetër një individ që edhe pse shumë vite në politikë, s’ka bërë asgjë për Elbasanin.

“Zgjedhjet e bashkisë janë shumë të rëndësishme për fatin e fshatit dhe fatet tuaja sepse shumë punë të zonës janë të lidhura me mirëqeverisjen e bashkisë. Ne e kemi djalin tonë që është një djalë që e njeh Elbasanin. Një familje e nderuar, ka eksperiencë tashmë në drejtimin e qytetit, por mbi të gjitha, unë e them kudo dhe do ta them dhe këtu, ai nuk është vetëm. Ai nuk po garon vetëm. Ai po garon si përfaqësues i Partisë Socialiste, si i deleguar direkt i kryeministrit të Shqipërisë, i Qeverisë Shqiptare në Elbasan. Sepse e thashë, punët e Elbasanit nuk mund të mbarohen dot vetëm. Për shumë nevojat tuaja edhe këto investime që po bëhen në fshat siç është rasti i rrugës, për faktin që qeveria kompenson pjesën tjetër me investime për qytetin e Elbasanit apo dhe për zonat rurale, paratë që grumbullon Gledi nga qytetarët i investon në fshat”, tha Gjiknuri.

Numri dy i socialistëve nënvizoi rëndësinë e vijimit të këtij bashkëpunimi të ngushtë mes Bashkisë dhe Qeverisë qëndrore.
“Gledi ka meritë, dhe unë këtu jam dëshmitar, ka ditur të balancojë mirë nevojat që ka fshati me qytetin. Është e pamundur që bashkia e Elbasanit t’i bëjë të gjitha vetë, prandaj është shumë e rëndësishme që kandidati i Partisë Socialiste, kryetari i bashkisë aktual të marrë dhe një mandat tjetër që të gjithë këto punë të nisura të mos i lërë në mes”, tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjiknuri deklaroi se Elbasani nuk ka kohë për të humbur e për të bërë eksperimente politike me alternativa të cilat janë provuar se janë humbëse. “Pse do eksperimentojmë ne politikisht? Çfarë kemi ne në krahun tjetër? Kemi një individ që ju të gjithë e njihni. Ka qenë kryetar i Partisë Demokratike kur PD-ja ishte në pushtet. Ishte pushtetar i parë. Ai bënte emërimet, ai promovonte njerëz, fuste njerëz në punë. Ishte ai që kandidoi për bashkinë dhe humbi në 2007-ën kundrejt Qazim Sejdinit dhe tashmë u kujtuan, e ricikluan nga e para dhe duan ta hedhin prapë në garë. Po çfarë të reje do të sjellë ai për Elbasanin? Asgjë s’do të sjellë ai. E para s’ka asnjë mundësi e as kapacitet të drejtojë vetëm. Nuk ka as parti të organizuar. Për mua kanë hyrë si ai dhëndri te shtëpia e gruas te Partia e Lirisë. Shihni listën e këshilltarëve aty i keni të gjithë partia e Ilir Metës. Shikoni njerëzit. Saliu e ka çuar partinë te Ilir Meta po e përgatit ta marrë ai në dorë. Këto dy njerëz asnjë alternativë nuk ofrojnë. Çfarë do ofrojnë alternativa e Sali Berishës me Ilir Metën për Elbasanin? S’kanë alternativë. Çfarë thonë ata? Ata duan të frenojnë ecjen përpara të Shqipërisë” theksoi Gjiknuri.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kryetari i Bashkisë Gledian Llatja u shpreh besimplotë në mbështetjen e banorëve të fshatit Bathës, të cilëve u garantoi se do të vijojë të punojë çdo ditë në shërbim të fshatit e qytetit.
“Më bëhet qejfi që shoh kaq shumë çuna dhe goca të reja që realisht kërkojnë mbështetjen tonë, mbështetje të cilën ne duhet t’ua japim, jo vetëm si pushtet vendor, por edhe qeverisja qëndrore bashkë me deputetët, bashkë me Damianin dhe kryeministrin Rama. Ne po përgatitemi për shumë punë në këtë mandat të ri në bashkinë e Elbasanit. Këtu kemi qenë e nuk jemi fshehur asnjëherë, këtu kemi qenë edhe për të kërkuar falje për punët që nuk kemi bërë. Kemi bërë punë të vazhdueshme në të gjithë fshatin, jo vetëm në Bathës. Të tjerët bëjnë llafe. Do vijnë këtu në fshat, do ju gënjejnë, siç ju kanë gënjyer dikur. Kini parasysh një gjë, ato që nuk kanë bërë asgjë në gjithë këto vite për Elbasanin, mos kini shpresë se do bëjnë as për Elbasanin qytet e as për fshatin” tha Llatja.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?