Gjosha: Së bashku ndajmë politikën nga krimi
Përpara qindra grave nga e gjithë Shqipëria, ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha pati një falenderim për të gjitha gratë që udhëtuan nga e gjithë Shqipëria, për t’u bërë së bashku në Konventën Kombëtare të Gruas, ku shtoi se “bashkojnë zërin në këtë moment të vështirë që po kalon vendi”.
Si një kryetare e Lëvizjes së Gruas në LSI, deputetja theksoi se për herë të parë në politikën shqiptare LSI-ja ka sjell një risi. “Ne kemi zgjedhur në krye të partisë një nënë, një grua të jashtëzakonshme si Monika Kryemadhi. E cila sëbashku me të gjitha ne, ka një mision madhor…atë të opozitës shqiptare”.
Gjosha foli për krizën që po kalon shoqëria jonë, ku përvec krizës politike dhe financiare, deputetha shton kriminalizimin e shoqërisë me krimin dhe drogën.
Deputetja hodhi akuza se qeveria nuk po bën asnjë investim te familja shqipare. “Flasim për arsim por fatkeqësisht vetëm arsim nuk ka. Flasim për shëndetësi por sot shëndetësia është sektori më I varfër, më I shituri nëpërmjet koncensioneve që nuk sigurojnë as minimumin e besimit të një nënë, të një gruaje, të nje vajze që I duhet të trokas në dyert e spitaleve tona. Flasim për rritje ekonomike në një moment kur familjen shqipatare e kemi mbytur në taksa. Flasim për një Shqipëri Europiane kur rinia jonë, e ardhmja jonë, po largohet me shpejtësi nga vendi sepse vizioni i tyre për Shqipërinë europiane është ndryshe nga ai I realitetit të hidhur me të cilën përballemi ne të gjithë sot”.
Fjalën e saj, ish-minstrja e mbylli me thirrjen për të ndarë krimin nga politika.
“Nuk do të ndalemi më deri sa ta ndajmë politikën nga krimi dhe t’ia kthejmë Shqipërinë fëmijëve tanë sepse e ardhmja i përket vetëm atyre”.
Fjala e plotë
Të dashura nëna që jeni në këtë sallë,
Të dashura gra dhe vajza nga e gjithë Shqipëria,
Është një kënaqësi e jashtëzakonshme për mua të qëndroj këtu sot përpara jush në këtë konventë të Lëvizjes së Gruas për Integrim, që këtë madhështi e merr pikërisht nga ju!
Ju falenderoj me zemër që keni udhëtuar nga e gjithë Shqipëria për t’u bërë sëbashku të gjitha një zëri në këtë momënt të vështirë që po kalon vendi. Unë kam pasur privilegjin e madh që kam shërbyer si Krytare e Lëvizjes së Gruas në LSI për më shumë se 5 vite tashmë me një shpërblim shumë të madh…atë të njohjes me gjithësecilën prej jush. Dhe sot e them me bindje se panvarësisht vështirësive, të gjitha bashkë ju jeni pjesë e qënësishme e jetës time por mbi të gjitha jeni historia e suksesit të Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Shumëkush mund të flas me teori për barazinë gjinore, për promovimin e grave në politikë por për herë të parë në politikën shqiptare LSI ka sjell një risi. Ne kemi zgjedhur në krye të partisë një nënë, një grua të jashtëzakonshme si Monika Kryemadhi. E cila sëbashku me të gjitha ne, ka një mision madhor…atë të opozitës shqiptare. Është e thjeshtë të drejtosh dhe të mbështetesh nga njerëzit kur ke pushtet por të jesh në opozitë, të jetosh në një ambjent politik maskilist ku të duhet të ndeshesh me fenomene të krimit dhe drogës dhe të jesh një grua kërkon shumë forcë, personalitet të fortë por edhe solidaritet mes grash dhe vajzash. Dhe ne jemi këtu për t’I thënë sot kryetares se në këtë mision ti nuk je e vetme, por me ty janë qindra dhe mijëra gra të jashtëzakonshme të LSI që do ia dalin të bëjnë histori në këtë vend.
Bashkë me mikeshat e tjera në LSI, Monikën, Irisin, Elonën, Norën, Erisën, Brunën, Silvën, Adelën e shumë të tjera, kemi udhëtuar shumë në gjithë Shqipërinë dhe te gjithësecila nga ju kemi gjetur vlerat dhe shpirtin e familjeve shqiptare që me shumë sakrifica ia dedikojnë cdo moment të jetës së tyre fëmijeve, cdo anëtari të familjes së tyre. Te ju është rrënjosur fort ideologjia dhe ekzistenca e Lëvizjes Socialiste për Integrim, ku në zemër të saj qëndron familja mbi cdo gjë tjetër.
Sot përvec tronditjes që ka pësuar shoqëria jonë, përvec krizës politike dhe financiare, tronditjen më të madhe po e pëson familja shqiptare. Dhe ne jemi sot këtu pikërisht për këtë. Nuk besoj se ka ndonjë nënë të majtë apo të djathtë që do të pajtohej me kriminalizimin e shoqerisë dhe familjes, nuk besoj se ka ndonjë nënë që të ardhmen e femijëve do të donte ta ngrinte mbi krimin dhe drogën.
Sot po përballemi me një qeveri që nuk po bën asnjë investim te familja shqipare. Flasim për arsim por fatkeqësisht vetëm arsim nuk ka. Flasim për shëndetësi por sot shëndetësia është sektori më I varfër, më I shituri nëpërmjet koncensioneve që nuk sigurojnë as minimumin e besimit të një nënë, të një gruaje, të nje vajze që I duhet të trokas në dyert e spitaleve tona. Flasim për rritje ekonomike në një moment kur familjen shqipatare e kemi mbytur në taksa. Flasim për një Shqipëri Europiane kur rinia jonë, e ardhmja jonë, po largohet me shpejtësi nga vendi sepse vizioni I tyre për Shqipërinë europiane është ndryshe nga ai I realitetit të hidhur me të cilën përballemi ne të gjithë sot.
Ju shoh juve sot të gjithave këtu dhe më vjen shumë keq që politika ka harruar të flas për ju, qeveria ka harruar të punoj për ju. Ka harruar që cdo familje në fund të muajit nuk arrin të paguaj dot faturat dhe detyrimet mujore, kreditë, listat te marketi I lagjes për të ushqyer fëmijët dhe realiteti cdo ditë bëhet më I trishtë.
Askush nuk mendon për sakrificën e një gruaje për familjen, për punën e papaguar të cdo nëne që rrit dhe edukon fëmijën me aq përkushtim, që bën punët e shtëpisë, që shtron tryezën, që kujdeset për gjyshen dhe gjyshin dhe që gjen sado pak kohë të merret edhe me politikë me forcën e madhe për të ndryshuar shoqërinë.
Kjo ditë sot përkon edhe me muajin e luftës kundër dhunës në familje. Po dhunë nuk do të thotë vetëm të të rrahin apo të të rrezikojnë jetën sepse nuk ka dhunë më të madhe se sa të vrasësh cdo ditë shpresën e familjes shqiptare.
Kur u bëra pjesë e politikës isha thjesht një vajzë e re, sot jam nënë e një djali të vogël, ndoshta si shumë prej jush unë ëndërroj që ai të edukohet mirë, që të mos I mungoj asgjë dhe të jetë I barabartë me fëmijët e tjerë në kopësht, në shkollë dhe kudo. Po e dini cila është frika ime më e madhe? Që një ditë ai do të më shoh në sy dhe do të më thotë: Kam vendosur të studjoj dhe të jetoj jashtë Shqipërie. Cdo ditë e mendoj këtë fjali sepse është një fjali që ia kam thënë dikur edhe unë prindërve të mi. Dhe do më vij shumë keq që edhe pse jam pjesë e politikës të mos arrij dot të ndryshoj sado pak këtë vend që e ka bekuar zoti por që politika me arrogancë po e shkatërron cdo ditë. Unë dhe të gjitha ju gratë dhe vajzat e Levizjes Socialiste për Integrim nuk mund të na ndal më asgjë për ti dhënë fund këtij mediokriteti që po merr peng të ardhmen e fëmijëve tanë. Dhe kushdo që sot mundohet të mbaj pushtetin në kurriz të familjeve tona, shumë shpejt do të përballet me zëmërimin e një nënë, me zërin e gjysmës më të rëndësishme të shoqërisë që përmban një forcë të pashtershme për ti ndryshuar gjërat një herë e mirë.
Dëshiroj ta mbyll fjalën time duke ju thënë se jam realisht krenare për të gjitha ju këtu sot në këtë sallë dhe për të gjitha ato vajza dhe gra që nuk mundën dot të vinin por që me zemër janë këtu. Jam krenare për vendosmërinë, pasionin dhe dashurinë që keni për këtë vend. Jam krenare që I keni bërë ballë cdo presioni politik duke rrezikuar edhe vendet e punës, edhe bukën e gojës vetëm e vetëm për të qënë këtu sot. Dhe unë kam bindjen se sëbashku jo vetëm do punojmë për një Shqipëri më të mirë, por duke filluar nga sot ne nuk do të ndalemi më deri sa ta ndajmë politikën nga krimi dhe t’ia kthejmë Shqipërinë fëmijëve tanë sepse e ardhmja I përket vetëm atyre.
Ju falenderoj edhe një herë nga zemra dhe ju uroj shumë suksese të gjithave.
KOHA JONË SONDAZH

