Gjykata e Posaçme e Apelit regjistron rekursin e Saimir Tahirit për pezullimin e dënimit

Gjykata e Posaçme e Apelit ka regjistruar rekursin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Taihiri për pezullimin e dënimit me 3 vite e 4 muaj burg për shpërdorim detyre.

Komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, më datë 26.04.2022, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, u depozitua dhe u regjistrua rekursi nr. 79, datë 26.04.2022, paraqitur nga i pandehuri S.T., ndaj vendimit nr. 03, datë 04.02.2022 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me të cilin u deklaruan fajtorë të pandehurit S.T. dhe J.Ç. për veprat penale të parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal“, njofton Gjykata e Apelit.

Ndërsa SPAK ka bërë kërkesë në Gjykatën e Lartë që ish-ministri të përballet edhe me akuzat për trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal, duke kërkuar shfuqizimin e vendimit të Apelit dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në këtë gjykatë me një tjetër trup gjykues.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?