Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 21 Nëntor 2026, 15:30 Kryeministri: Shërbetorët pa parti si Elona Lalaj do gjykohen…. Kryeministri Edi Rama foli sot në Asamblenë e Partisë Socialiste për Tiranën, duke reaguar ndaj pretendimeve për largime nga puna të punonjësve të Bashkisë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Asambleja e PS
  • Dialog me studentët
  • Jakup Krasniqi
  • Neda Balluku
  • Alarm bombë
  • Elisa Spiropali
  • Erkan Nika
  • Superiore
Lajmet e fundit
Në trend
  • Asambleja e PS
  • Dialog me studentët
  • Jakup Krasniqi
  • Neda Balluku
  • Alarm bombë
  • Elisa Spiropali
  • Erkan Nika
  • Superiore
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Gjykata Penale Ndërkombëtare mund të lëshojë një urdhër arresti për kryeministrin e Izraelit

Bota E mërkurë, 1 Maj 2024 09:28
Gjykata Penale Ndërkombëtare mund të lëshojë një urdhër arresti për kryeministrin e Izraelit
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Sipas mediave, Gjykata Penale Ndërkombëtare mund të lëshojë një urdhër arresti për Netanyahun. Çfarë do të nënkuptonte kjo?

Sipas raporteve të mediave izraelite, qeveria në Tel Aviv po shikon me ankth drejt Hagës, ku ndodhet Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC). Thuhet se kjo gjykatë mund të lëshojë urdhër-arreste ndërkombëtare këtë javë për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, ministrin e Mbrojtjes Yoav Galant dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm izraelit, Herzi Halevi.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Të premten e kaluar, Netanyahu komentoi mbi procedimet e mundshme penale para asaj gjykate: Nën udhëheqjen e tij, Izraeli nuk do të pranojë kurrë asnjë përpjekje nga Gjykata Penale për të minuar “të drejtën e tij për vetëmbrojtje”, shkroi Netanyahu në platformën X, dikur Twitter.

Çfarë lloj procedimi penal mund të ngrejë GJNP kundër Netanyahut?

Gjykata Ndërkombëtare Penale kryen hetime ekskluzivisht kundër individëve. Gjykata aktivizohet vetëm nëse një person dyshohet, se është përgjegjës për një nga katër krimet themelore në kohën kur kryen një funksion drejtues: gjenocid, krime të rënda lufte, krime kundër njerëzimit ose luftë agresioni.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Që nga viti 2021, GJNP ka hetuar dhunën në Gaza në verën e vitit 2014 dhe krimet e mundshme të luftës kundër atyre që dyshohet se janë përgjegjës në Izrael. Sipas të dhënave të saj, Gjykata po zhvillon hetime me të njëjtën akuzë kundër luftëtarëve të Hamasit. Ka hetime të vazhdueshme edhe për dhunën e kolonëve izraelitë në Bregun Perëndimor.

Mund t'ju interesojë

Trump kërcënon Iranin me luftë pas dyshimeve për bombë radioaktive

Trump kërcënon Iranin me luftë pas dyshimeve për bombë radioaktive

Para 58 minutash
Doktrina bërthamore e Iranit: Araqchi sheh argumente të arsyeshme për ndryshim

Doktrina bërthamore e Iranit: Araqchi sheh argumente të arsyeshme për ndryshim

Para 1 ore
Macron paralajmëron agresion rus: Incidentet në Europë në nivel të ri

Macron paralajmëron agresion rus: Incidentet në Europë në nivel të ri

Para 2 orësh

Në të njëjtën kohë, duhet të merren parasysh edhe zhvillimet e fundit në luftë: ajo luftë filloi pasi militantët islamikëHamas në Izrael vranë rreth 1.200 njerëz dhe rrëmbyen më shumë se 240 pengje më 7 tetor 2023. Hamasi është klasifikuar si një organizatë terroriste nga një numër vendesh perëndimore, duke përfshirë vendet anëtare të BE-së dhe SHBA-në. Si pasojë e përgjigjes ushtarake të Izraelit ndaj sulmit deri më tani janë vrarë më shumë se 34,000 njerëz, sipas autoriteteve të udhëhequra nga Hamasi në Rripin e Gazës. Ky informacion nuk mund të verifikohet në mënyrë të pavarur.

Kur mundet Gjykata Penale Ndërkombëtare të hetojë qytetarët izraelitë?

Në parim, Gjykata Ndërkombëtare Penale mund të aktivizohet vetëm nëse shtetet nuk janë në gjendje ose nuk dëshirojnë të ndjekin penalisht krimet e lartpërmendura në nivel kombëtar. Për momentin, dhe për shkak të luftës në vazhdim, nuk ka gjasa që gjykatat izraelite të jenë në gjendje të nisin procedimet penale kundër kreut të qeverisë, ministrave ose udhëheqjes ushtarake.

Përveç kësaj, gjykatën duhet të njohë ose vendi i autorit të krimeve – Izraeli nuk e njeh këtë gjykatë – ose vendi ku janë kryer krimet e supozuara. Kjo e fundit mund të veprojë, pasi territoret palestineze kanë aderuar në Traktatin për Gjykatën Penale Ndërkombëtare. Përveç Izraelit, Gjykatën Ndërkombëtare Penale nuk e njeh as SHBA-ja, Kina, Rusia dhe India, si dhe gati asnjë vend arab dhe Irani. Nëse asnjë nga zonat e prekura nuk është palë e GJNP-së, vetëm Këshilli i Sigurimit i OKB-së me një rezolutë mund të urdhërojë Gjykatën të aktivizohet. Ky ishte, për shembull, rasti kur ishte fjala për Sudanin dhe Libinë.

Çfarë pasojash do të kishte urdhër-arresti për kryeministrin izraelit?

Një urdhër-arresti nuk është një gjykim. Para së gjithash, është një shenjë se GJNP-ja i merr mjaft seriozisht akuzat ndaj një personi të dyshimtë. Siç thekson GJNP në faqen e saj të internetit, kjo gjykatë lëshon një urdhër-arresti vetëm nëse gjyqtarët e gjykojnë të nevojshme që personi në fjalë të paraqitet në gjykim. Prania e një personi është e nevojshme në procesin e ICC. Arsye të tjera mund të jenë se gjyqtarët kanë frikë se i akuzuari mund të ndërhyjë në procedurë ose të kryejë krime të reja.

Megjithatë, duke qenë se Gjykata nuk ka forcën e vet policore për të arrestuar të dyshuarit, nuk ka gjasa që anëtarët e qeverisë izraelite të dalin në gjyq në Hagë.

Por urdhër-arresti do të kufizonte rëndë lirinë e lëvizjes së Netanyahut dhe ministrave të cilët gjithashtu mund të kërkohen, pasi të 124 vendeve që e njohin GJNP u kërkohet të arrestojnë personat e kërkuar nëse gjenden në territorin e tyre dhe t’i sjellin ata në gjykatë.

Për shembull, Vladimir Putin ka qëndruar larg shumicës së takimeve ndërkombëtare që kur gjykata lëshoi ​​një urdhër-arresti kundër tij për rrëmbimin e fëmijëve ukrainas në Rusi. Presidenti i Federatës Ruse udhëton vetëm në vendet që nuk e njohin GJNP-në.

Çfarë lidhje ka një urdhër-arrest me akuzat për gjenocid?

Hetimi nga Gjykata Ndërkombëtare Penale nuk duhet të ngatërrohet me akuzën e gjenocidit që disa vende kanë ngritur kundër Izraelit. Republika e Afrikës së Jugut, ndër të tjera, akuzoi Izraelin përpara Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) për numrin e madh të të vdekurve gjatë luftës në Rripin e Gazës. Edhe kjo Gjykatë është në Hagë, por nuk heton individë dhe nuk lëshon urdhër-arreste. Gjykata është përgjegjëse për mosmarrëveshjet ndërmjet shteteve.

Në fund të janarit të këtij viti, GJND-ja njohu “rrezikun e gjenocidit në Rripin e Gazës”. Megjithatë, kërkesa urgjente e Afrikës së Jugut që Izraeli të ndërpresë të gjitha armiqësitë nuk u pranua. Pas këtij vendimi fillestar, gjyqi i gjenocidit ka të ngjarë të vazhdojë për muaj apo vite./DW/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kryeministri: Shërbetorët pa parti si Elona Lalaj do gjykohen….
Tani

Kryeministri: Shërbetorët pa parti si Elona Lalaj do gjykohen….

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
Para 18 minutash

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

Djali i Thaçit emocionon me fjalët për Jakup Krasniqin: Përshëndetja më e bukur e ditës!
Para 23 minutash

Djali i Thaçit emocionon me fjalët për Jakup Krasniqin: Përshëndetja më e bukur e ditës!

Real Madrid falas: Pérez paralajmëron platformë për tifozët në Indi
Para 29 minutash

Real Madrid falas: Pérez paralajmëron platformë për tifozët në Indi

Më të lexuarat

1 Kryeministri dialog me studentët në Pallatin e Brigadave (video)
Para 16 orësh

Kryeministri dialog me studentët në Pallatin e Brigadave (video)

2 SPAK regjistron procedim penal ndaj Elisa Spiropalit për fshehje pasurie
Para 18 orësh

SPAK regjistron procedim penal ndaj Elisa Spiropalit për fshehje pasurie

3 Rrumpallhane në PS!
Para 20 orësh

Rrumpallhane në PS!

4 Horoskopi i ditës, 21 nëntor 2026
Para 9 orësh

Horoskopi i ditës, 21 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.