Gjyqtari i Gjykatës së Lartë Admir Thanza para KPK
Vazhdon “provat e zjarrit” për gjyqtarë e prokurorë. Dy prokurorë dhe një gjyqtar do t’i nënshtrohen procesit të vettingut javën që vjen.
Në datën 10 korrik do të zhvillohen dy seanca dëgjimore. E para në orën 9:30 është për Admir Thanza, gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë. Trupa gjykuese përbëhet nga Brunilda Bekteshi, Lulzim Hamitaj, Olsi Komici. Deri tani nga të gjitha sondazhet për gjyqtarin Thanza ka rezultuar si një nga gjyqtarët me korrekt të sistemit të drejtësisë.
Pak ditë me parë e kaloi “provën e zjarrit” gjyqtari tjetër i gjykatës së lartë Edmond Islamaj, për të cilin nuk ka patur asnjë ankesë gjatë punës së tij në sistemin e drejtësisë. Islamaj njihet si profesionist dhe shumë korrekt.
Po në datën 10 korrik në orën 14:30 do të zhvillohet seanca dëgjimore për Kostaq Beluri, prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme Trupa Gjykuese përbëhet nga Brunilda Bekteshi, Lulzim Hamitaj, Olsi Komici.
Ndërsa në datën 11 korrik në orën 10:00 do të zhvillohet seanca për Adriatik Cama, prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Tiranë . Trupa Gjykuese është e përbërë nga Genta Tafa (Bungo), Suela Zhegu, Pamela Qirko
KOHA JONË SONDAZH

