FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gledis Nano nxjerr emrat e 18 të arrestuarve nga policia

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, gjatë deklaratës për mediat lidhur me megaoperacionin e shtirë në disa qytete të vendit, ka deklaruar emrat e 18 personave të arrestuar.

Nano deklaroi se deri tani janë ekzekutuar 18 masa sigurie, konkretisht për: Nuredin Dumani, Henrik Hoxha, Ardian Uzuni, Altin Ndoci, Skerdi Tasi, Leonard Palushi, Fatos Gosa, Erion Alibej, Gentajan Sharra, Florenc Cekrezi, Elvis Koci, Ilirjan Feci, Petrit Qoli, Agron Qoli, Agron Qafa, Artan Plaka, Besjan Xhixha.

Ndërkohë gjatë operacionit, si rezultat i kontrollit të banesave dhe hoteleve janë sekuestruar 3 armë zjarri (konkretisht 2 kallashnikovë dhe 1 pistoletë), 2 antiplumb si ato që përdor Policia e Shtetit, municion luftarak, rreth 17 mijë euro, aparate celulare, fatura bankare, automjete dhe sende të tjera të përfituara nga veprimtaria kriminale.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?