Godet Nard Ndoka: Problemi është se ne kemi një qeveri LGBT!

Debatit të shumëpërfolur nëse duhet lejuar apo jo qëndrimi apo pjesëmarrja e komunitetit LGBT nëpër gjimnazet shqiptare, për Nard Ndokën ka vetëm një shpjegim.
Kreu i Partisë Demokristiane Ndoka ka shpërthyer në akuza kundër qeverisë, duke deklaruar se problemi i vërtetë është se ne kemi një qeveri LGBT (homoseksuale apo gay).

I ftuar në emisionin Zonë e Lirë, Nard Ndoka tha: “Problemi është që ne kemi një qeveri LGBT, që sponsorizon një debat të tillë. Kjo është dora e qeverisë, prandaj nuk ka asnjë reagim nga ana e tyre. Mbi këtë çështje është shkelur ligji shqiptar që është implementuar në Parlament, që nuk është marrë leje nga prindi për këtë aktivitet”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?