Grupi i PD-së te ministri Xhafaj, kërkon dorëheqjen (VIDEO)

Në protestë, grupi parlamentar i PD-së është në komisionet parlamentare, ku kërkon që Fatmir Xhafaj të japë dorëheqjen. Kryetari i Grupit parlamentar të PD, Edmond Spaho, pyeti nëse PS, nuk ka në Rilindje njerëz të tjerë që mund të marrin përgjegjëisnë e Ministrisë së Brendshme?

”E patë sa masive ishte protesta, pavarësisht përpjekjeve për ta denigruar dhe tallur. Qytetarët u derdhën masivisht në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Dhe ne si opozitë e dimë që ka njerëz të ndershëm dhe në këtë forcë politike, por është kryeministri Rama që zgjedh të mbajë këtë kategori në pozicione më të rëndësishme të drejtimit të shtetit që të shpëtojë veten e tij pasi të gjitha indiciet që dalin e nëpër media, janë që dhe ai bashkë me të vëllain është i lidhur me rastin e Xibrakës”, tha Edmond Spaho në komisionin parlamentar të Ekonomisë.

Më pas mësohet se grupi i PD-së do të zhvendoset në një protestë me qytetarët para ministrisë së Brendshme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?