Habit socialisti Pjerin Ndreu: Qeveria pa Edi Ramën nuk është sakrilegj

Vetëm pak orë pasi nënkryetari i LSI-së, Luan Rama hodhi idenë e një qeverie të majtë, por pa Edi Ramën kryeministër, vjen edhe reagimi i parë nga brenda rradhëve të PS-së.

Në një postim të fundit në rrjetin social, deputeti socialist Pjerin Ndreu duket se nuk është krejt kundër një ideje të tillë ndërsa shkruan se “Qeveria pa Edi Ramen nuk është sakrilegj”. Por sipas tij e rëndësishme është që “qeveri me frymezimin e Saliut dhe me pjesmarrjen e shokeve te tij eshte katastrofe”.

Duket se deklarata e Luan Ramës, është paralajmërimi i një zhvillimi të ri për zgjidhjen e krizës politike në vend, ku në tërësi përafrohen 3 qëndrimet e palëve, ajo e Metës për një qeveri besimi, ajo e Ramës se socialistëst dhe LSI-ja janë mandatuar për një qeverisje 4 vjeçare, dhe ajo e Lulzim Bashës për një qeveri pa Ramën, kryeministër.

Swiss Digital Desktop Reklama

A jemi pranë një zgjidhje të konfliktit, kjo mbetet për tu parë…

Swiss Digital Mobile Reklama

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?