Hakmarrja e ulët e Ramës, i heq pasaportën diplomatike Lulzim Bashës

Kryeministri Edi Rama ka urdhëruar zëvendësministrin Gent Cakaj për të pezulluar pasaportën diplomatike të kreut të opozitës, Lulzim Basha. Pra praktikisht lideri i opozitës shqiptare nuk ka pasaportë diplomatike, ndonëse i takon sipas ligjit në fuqi.

Ish-ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj e ka konfirmuar lajmin në një intervistë për “News 24”, duke e cilësuar një gjest të ulët. “Para 3 ditësh iu hoq pasaporta diplomatike Bashës. Heqja e pasaportës diplomatike të Bashës është hakmarrje e ulët bizantine”,- deklaroi Mustafaj.  I pyetur dje në emisionin “Opinion” për këtë vendim, zv/ministri Gent Cakaj nuk përmendi emra, por konfirmoi se një pjesë e pasaportave diplomatike janë ndaluar. Cakaj tha se po bëhen verifikime. Por ligji për pasaporta diplomatike nuk ka parashikon asnjë verifikim për zyrtarët e lartë, pasi dhënia e dokumentit është bëhet në bazë të detyrës që mbajnë.

Heqja e pasaportës ka qëllim vetëm pengesa proceduriale për udhëtimet e kreut të PD-së jashtë shtetit dhe synon një lloj izolimi në takimet me ndërkombëtarët. Skandali në këtë rast nuk lidhet me procedurat, por me gjestin e ulët të një qeverie. Denigrimi i kundërshtarit politik ka tejkaluar çdo imagjinatë, duke arritur dhe në akte të tilla që tregojnë idiotësi shtetërore. Kreu i opozitës, kushdo qoftë ai, është përfaqësues i interesave të qytetarëve, por edhe në një farë mënyrë institucion në republike normale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shqipëria ka trafikantë që udhëtojnë me pasaporta diplomatike dhe shërbimi ndaj heqja e pasaportës së kreut të opozitës është vetëm dëshmi e një pushteti që po shkon drejt autokracisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?