Haradinaj: Rama i angazhuar në ndarjen e Kosovës. Më së paku injorant

Në një intervistë për emisionin “Çim Peka LIVE” në Syri TV, kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, i pyetur lidhur me padinë e para pak ditëve të kryeministrit Edi Rama në adresë të tij dhe projektit për ndarjen e Kosovës, është shprehur për shefin e qeverisë në Tiranë, “më së pakti është injorant”.

Sipas tij, Rama është angazhuar maksimalisht në ndarjen e Kosovës. “Duke patur angazhimin e tij direkt për ndarjen e Kosovës, është I pakuptimtë dhe I padrejtë. Derisa edhe ministri I jashtëm I iku. Ka qenë aktiv në këtë temë dhe ka qenë veprim shumlë I dëmshëm për interesin e Kosovës. Nga zori jam detyruar të dale kundër dhe nuk jam bërë pishman. E kam mbrojtur Kosovën. Jam I habitur me angazhimin e tij deri në lobingje anë e mbanë e botës për të arritur në ndarjen e Kosovës. Do flas hapur, por kursehem ndaj bashkëkombasve, jo ndaj Ramës”,- shtoi Haradaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?