Haradinaj: Rama ka lobuar shumë për ndarjen e Kosovës

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, deklaron se i qëndron çdo akuze ndaj Edi Ramës, madje ka edhe prova të tjera që është i investuar edhe me lobingje për ndarjen e Kosovës.
“Jam i habitur me mobilizimin e resurseve që Rama ka vendosur në dispozicion brenda dhe jashtë vendit me lobingje, për ndarjen e Kosovës.

Me këtë ndarje ne humbinim Trepçen. Trepça nga kalkulimet time vlen 10 miliard Euro në 10 vjet. Kjo është akuza kryesore. Kur kam hyrë me fol për ndarjen e Kosovës i kam parasysh të gjitha rreziqet. Sa i përket Edi Ramë mbasi e kam njoh, nuk mërzitem.

Nuk e kam lexuar shkresën e tij, çdo fjalë që kam thënë është e saktë. I qëndroj mbrapa në cdo kohë. Ka më shumë, por e kam kursu kombin’, tha Haradinaj në një intervistë për Syri.net.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?