Hasimja: Degradimi i opozitës, faj ka edhe Berisha me ministrat e tij

Ish anëtar i Komiteti të Orientimit të Politikave (KOP), Ermal Hasimja, duke folur në “Të Paekspozuarit”, u shpreh se opozita është në këtë gjendje jo vetëm për shkak të Lulzim Bashës, por edhe për gabimet e Sali Berishës në pushtet apo të ministrave të tij.

Ermal Hasimja: Kjo PD që kemi sot është larguar nga ideali, ka kohë. As me statut nuk zgjidhen problemet e PD. Një pjesë e frymës apo shpresës që ekzistonte duhet mbledhur në PD. Nëse sot jemi larg, nuk jemi vetëm për faj të Bashës, por edhe Berishës që e la vendin kështu, por edhe ish drejtues të tjerë të PD. Kështu sic funksionojnë sot gjërat në PD, më bën të jem pesimist dhe gjëja e parë që shoh tani në këtë vend është se njerëzve i ka humbur shpresa, s’kanë më shpresë .

Por çfarë mendon politologu Hasimja për rolin e Berishës në Partinë Demokratike?

Swiss Digital Desktop Reklama

Ermal Hasimja: Deri në atë kohë, pra deri në 2005, Berishën nuk kishte mundësi ta akuzoje për korrupsion. Ka dy lloj pushteti, pushtet për të marrë vendime dhe për të bllokuar. Berisha i zotëron këto dyja, dhe të dytën pak më tepër. Unë u largova pasi nuk kishte të bënte me atë që prisja unë, aty kuptova që politika nuk ishte siç mendoja unë. Unë mendoja që kryeministri i vendit duhet të merrej më tepër njerëzit sesa me aspektin e sfidës politike që kishte me kundërshtarët. Unë kështu e kam menduar./TPZ.AL/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?