“Hetim parlamentar Tahirit”, PS “me dy mendje”, Balla: Jemi dakord, por …

Pasi nuk i hoqi imunitetin, duke e shpëtuar nga arrestimi, mazhoranca në qeverisje e drejtuar nga Edi Rama është në dyshim edhe për ngritjen komisionit hetimor që ka kërkuar opozita e kryesuar nga PD.

Në Konferencën e Kryetarëve janë bërë debate në lidhje me këtë komision. PD ka kërkuar ngritjen e tij, kurse PS ka kërkuar kohë.

Kryetari i Grupit të PS, Taulant Balla është shprehur se “në parim jemi dakord që të ngrihet një komision’, por siç duket socialistëve u duhet pak kohë për të përgatitur një riformulim të kërkesës për ngritjen e komisionit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kërkojmë disa ditë kohë të përgatisim një projektvendim” ka thënë ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kryetari i Grupit të PD, Edmond Spaho, ka kundërshtuar shtyrjen e datës për marrjen e një vendimi, duke deklaruar se PS ka pasur një javë kohë ta punojë dokumentin që kërkon, pasi kërkesa ishte dorëzuar para një jave.

Më 12 shkurt 2018, kryetari i PD Lulzim Basha deklaroi se PD ka depozituar kërkesën për ngritjen  e një komisioni hetimor për rastin “Tahiri”.

Basha shpjegoi se “iI gjithë opinioni e di se në dy vite kur Shqipëria shndërrohej në hambar të drogës, ministria e Brendshme, Policia, institucionet ishin në dijeni se kjo bëhej me përfshirjen e drejtpërdrejtë të Policisë së Shtetit dhe me bekimin e atyre, kupolës më të lartë të shtetit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?