Hila për deklaratën e Metës: Një lokomotivë që çon drejt zgjidhjes së krizës
Drejtuesi i emisionit “Arena” Dritan Hila, duke komentuar deklaratat e kryetarit të LSI-së, Ilir Meta, thotë se sjellja e tij mund të jetë një lloj lokomotive që mund të çojë drejt zgjidhjes.
Politologu Afrim Krasniqi shprehet se qeveritë që kanë dalë nga zgjedhjet pa opozitën nuk kanë zgjatur më shumë se 8 muaj.
Meta: Vendi ka nevojë për qeveri të besimit. LSI vë në dispozicion mandatet
Pjesë nga diskutimet:
Hila: Kjo mënyrë sjellje mund të jetë një lloj lokomotive që mund të çojë një lloj zgjidhjeje. Fakti që përjashton faktorin ndërkombëtar, besoj se afron veten si interlekutor ndërmjetës midis dy palëve, që duket se kanë një qëndrim mur kundra murit. Fakti që Meta ju thotë hajdeni e merrni votat e mia nuk e bën kaq dramatike për sytë e socialistëve, çështjen e një qeverie që mund të mos e quajmë teknike, e quajmë të besimit.
Krasniqi: Preokupimi i mazhorancës është që opozita duhet të futet në zgjedhje. Edhe sikur të bëhen, ajo nuk do të zgjasë më shumë se 8 muaj. Gjithë tradita ku ka ndodhur në Evropën ish-komuniste nuk ka zgjatur më shumë se 8 muaj. Kjo është një lëvizje politike që i ofron zgjidhje.
/Ora News/
KOHA JONË SONDAZH

