FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Idrizi: Oferta e opozitës, zgjedhje të parakohshme

Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi tha se opozita e ka dhënë ofertën e saj për daljen e vendit nga kriza. Gjatë fjalës së tij në Këshillin Kombëtar të partisë, Idrizi tha se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

”Shqipëria është në krizë multidimensionale, një krizë institucionale, politike dhe ekonomike. Në këto kushte të një krize të tillë, opozita shqiptare e ka dhënë zgjidhjen. Një zgjidhje që vepron në të gjithë vendet demokratike. Zgjidhje e krizës në momente të tilla janë zgjedhjet e parakohshme. Ça ndodhi pas kësaj oferte të opozitës së bashkuar? U rrit arroganca e mazhorancës. Opozita shqiptare vazhdoi të jepte propozimet e saj për zgjidhjen nga kriza. Të shkojmë në zgjedhje të parakohshme me qeveri tranzitore, sigurisht duke mos kërkuar pushtetin në tavolinë dhe të ishte një qeveri tranzitore e Rilindjes se PS nuk po e shohim gjëkundi. Por edhe përballë kësaj oferte Rilindja vazhdon të jetë arrogante. Ho vetëm që nuk i përgjigjet ofertës politike të opozitës por po shohim që po mbushet ‘Teatri i Kukullave’, e kam fjalën për Parlamentin e Shqipërisë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?