Idrizi tregon arsyet e përplasjeve me Ramën

Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, tashmë pjesë e koalicionit opozitar, ka treguar në studion e Mustafa Nanos, se përse u largua nga aleanca me kryeministrin Edi Rama.

Sipas tij, bëhet fjalë për një zgjedhje të detyruar pas asaj që ndodhi me PDIU-në në zgjedhjet e kaluara dhe ndryshimi i kursit të Ramës për Çështjen Çame dhe Greqinë.

Ai thotë se Rilindja i mori mandatet, duke vërtetuar akuzat e opozitës, se zgjedhjet e 2017 u blenë nga qeveria.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ka qenë zgjedhje e detyruar, pasi ajo që ndodhi me PDIU erdhi për shkak të asaj që ndodhi në zgjedhjet e kaluara dhe ndryshimi me 360 gradë i Ramës për çështjen çame. Sulmi u bë me mandatin e Fierit dhe Tiranës. Ajo që ndodhi me PDIU dhe Rilindjen u godit me kursin 360 gradë të çështjes çame. Rama ndryshoi kursin me Greqinë. U bë ligji i turpshëm për toponimet sepse 800 pleq që kanë lindur në Çamëri përfshirë edhe babain tim duhet të ndryshojmë emrin. Ky ndryshim i kursit shpjegon dhe goditjen që na u bë në zgjedhje. Rilindja na sulmoi, na mori mandatet, çështjen çame na mori edhe ato pak që ishin në administratë dhe ne dolëm në opozitë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?