Igli Cara ishte në Kishën Ortodokse të “Apostull Pavlit dhe Shën Astit
Aktualitet Politikë E Diel, 16 Prill 2023 20:24
Igli Cara, kandidati opozitar për bashkinë e Durrësit shkruan në facebook: “Në Kishën Ortodokse të “Apostull Pavlit dhe Shën Astit” për të ndarë urimet në këtë Ditë të Bekuar.
Pashka është një moment reflektimi për këdo.
Ringjallja e Krishtit është vijimësia e jetës që ngrihet mbi sakrifica, mbi lutjen që e nesërmja të jetë më e mirë!
Urimet më të mira në këtë Ditë të Shenjtë të gjithë besimtarëve ortodoksë!
Gëzuar përzemërsisht çdo besimtari që në këtë ditë të shenjtë ka rigjetur shpresën dhe besimin!”.
