Ilir Meta flet për 6 dhjetorin: Nuk është protestë kundër kryetarit të bashkisë, bileta e tij është prerë më 14 maj
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta zhvilloi sot një komunikim për mediat pas homazheve të zhvilluara tek “Varrezat e Dëshmorëve”, ku ka folur edhe për protestën e 6 dhjetorit.
Pjesë nga prononcimi i Metës para gazetarëve:
Siguria në Shqipëri është nën kërcënimin e mafies në pushtet. Nuk është njoftuar protestë ndaj kryetarit të bashkisë, bileta e tij pa kthim në 14 maj. Është njoftuar një manifestim pro-europian që gjithë Shqipëria dëshiron të japë mesazh mirënjohjeje dhe për të nxitur Shqipërinë të ecë ne rrugën e integrimin europian dhe procesit të Berlinit. Në Shqipëri nuk ka dhe nuk duhet të ketë asgjë më të rëndësishme se Kushtetuta.
Përse i keni shmangur thirrjet për t’i ftuar qytetarët në protestë?
Meta: E kemi bërë të qartë që dhjetori është muaji i demokracisë, i Europës.
Ju nuk i keni bërë thirrje?
Meta: Ndoshta nuk keni qenë te selia e PD, sot ju falënderoj që do ta transmetoni këtë thirrje pro-europian që synon t’i japë fund kapjes së shtetit. Dhe për ti dhënë fund një kërcënimi që i vjen BE dhe Britanisë.
KOHA JONË SONDAZH

