Ilir Meta me Erion Veliaj para vendimit të LSI për koalicionin me PS

Sot, pak para se komiteti i përgjithshëm drejtues i LSI të vendosë përfundimisht se si do veprojë në raport me PS dhe emrin e presidentit të Republikës, Erion Veliaj dhe Ilir Meta shkuan në periferi të bashkisë së Tiranës për të inaguruar një rrugë të bërë nga Bashkia në Zall Herr. Duhet thënë se Veliaj ka qenë përherë pro bashkëpunimit afatgjatë mes PS dhe LSI, ndërkohë që grupi i Saimir Tahirit mbetet kundër LSI.

Foli Erion Veliaj me një gjuhë dashurie për LSI dhe Ilir Metën si kontribues dhe vendimtar të reformave. Me pas fjala e Metës ishte mesazh për politikën shqiptare e cila rri me vesh në krah se si do veprojë LSI. Ai tha ndër të tjera se kur jemi bashkë (nënkupto PS-LSI) punët ecin përpara. Me tej ai tha si me shaka që “sido që të shkojnë punët mes PS e LSI, e sigurtë që LSI do jetë me Erion Veliaj për të vazhduar punët sëbashku”.

Ishte mesazh për Ramën? Akoma nuk dihet, por duket se një klimë me e qetë duket mes PS dhe LSI, pavarësisht se çadra dhe mospjesmarrja e PD në zgjedhje e rëndon situatën.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?