FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ilir Meta pret në zyrë Shpëtim Idrizin

Kryeparlamentari i Kuvendit, Ilir Meta ka pritur në një takim kreun e PDIU-së, Shpëtim Idrizin. Sipas burimeve të kuvendit, temë e diskutimit ka qenë situata politike në vend.

Ashtu siç është bërë publike, rreth orës 10:00 të paradites së sotme do të ketë një takim Rama-Meta të shoqëruar edhe nga persona të tjerë.

Burime pohojnë se Idrizi ka shkuar në zyrën e kryeparlamentarit ku ka zhvilluar një takim pikërisht për koalicionin dhe vendimin që do të merret.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mësohet se palët kanë diskutuar në lidhje me zgjidhjen e krizës politike, ku kreu i LSI-së, Ilir Meta po zhvillon takime në kuadër të zgjidhjes ndaj zgjedhjeve parlamentare dhe atë të Presidentit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?