FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ironia e Bejtes: Amerikanët shpëtuan partinë, duhet t’i falenderojmë…

Andi Bejtja, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka deklaruar se “Foltorja” e Berishës, është gjëja më e mirë që i ka ndodhur Partisë Demokratike.

Bejtja tha me ironi, se në të ardhmen do të duhet të falenderojmë amerikanët, që shpallën non-grata Berishën, sepse kështu shpëtuan PD-në.

“Kjo është gjëja më e mirë që po ndodh në PD. Pas tre zgjedhjeve të humbura të mos japësh dorëheqjen, s’ka më shpresë. Lëvizja e Berishës e sjell në binarë PD-në. Ato që po thotë Berisha, ka të bëjë me demokratizimin e PD. Menaxhimi që i bëri Basha, përjashtimit ishte amatoresk.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk jam dakord që ka përçarje në PD. Baza është më shumë me Berishën dhe kupola, një pjesë e vogël janë me Bashën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Përjashtimin nuk mund ta bëjë një njeri. Basha nuk kishte përse të mos e hidhte në anëtarësi, apo grup parlamentar. Do të kalojë kohë dhe do falenderojmë amerikanët që shpallën non-grata Berishën, sepse shpëtuan PD-në”, tha ndër të tjera Bejtja.

/TPZ.al/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?