Ironia e Vasilit: Të dënohet deklarata e ministrit Kolumbian (VIDEO)
Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar pas deklaratës së ministrit të Kolumbisë i cili tha se: “Ushtria Kombëtare e Kolumbisë kishte informuar tashmë se gjatë një operacioni të përbashkët me agjentitë ndërkombëtare u kapën 613 kg kokainë e bandës kriminale “Clan del golfo”, në portin e Durrësit, në Republikën e Shqipërisë, më 2 mars”.
Nga ana e tij, Vasili bëri “thirrje” të dënohet deklarata e ministrit kolumbian. Sips tij, ministri nuk mund të nxjerr keq një Kryeministrin Rama që nuk ka gënjyer asnjëherë. Mes të tjerave gjatë fjalës në kuvend, Vasili ju drejtua Ministrit të Jashtëm që ta shoh me seriozitet këtë çështje edhe në raport me marrëdhëniet diplomatike.
”Ministria e e Punëve të Jashmte, të mos merret me punë të kota por të shohë qëndrimet e Ministrit Kolumbian. Ky me të vërtetë e ka ”tepruar”, s’mundet ky që edhe në prezencë të ambasadorit amerikan atje, të thotë se Kolumbia ka dhënë kontribut për kapjen e drogës, kur Kryeministri ynë thotë se është ndryshe. ky nuk asnjë të drejtë që ta bëjë këtë punë. Ministria e Jashtme duhet ta shoh seriozisht këtë çështje edhe në raport me marrëdhëniet diplomatike me Kolumbinë. Këta nuk mund të nxjerrin një Kryeministër që nuk ka gënjyer kurrë në jetën e tij.
https://www.facebook.com/levizjasocialisteperintegrim/videos/1898261140187135/
KOHA JONË SONDAZH

