Ish-kryeministri Berisha, konferencë shtypi në orën 12.00 në PD

Ish-kryeministri Sali Berisha do të zhvillojë sot një konferencë për mediat. Konferencat për ditën e premte janë paralajmëruar nga vetë Berisha, i cili ka deklaruar se do të jene të përjavshme.

Kjo vjen një ditë pas seancës parlamentare dhe deklaratave të Berishës, i cili hodhi akuza ndaj Lulzim Bashës.

Në një prononcim për mediat nje dite me parë, para godinës së Parlamentit, Berisha e akuzoi Bashën se ka të hapura dosje penale kombëtare dhe ndërkombëtare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një prej dosjeve që rëndojnë ndaj Bashës sipas ish-Kryeministrit Berisha është edhe dosja e lobimit rus në SHBA. Për shkak të hetimeve për këtë dosje, sipas Berishës Basha nuk mund të udhëtojë drejt SHBA-së./syri.net/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?