FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ish-ministri Haxhinasto paraqitet te Krimet e Rënda

Është paraqitur sot tek Prokuroria e Krimeve të Rënda ish-ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto, për t’u pyetur për procedurat e rrugës Tiranë-Elbasan. Dosja e rrugëve për të cilat deri tani janë arrestuar në dy çështje të ndryshme Dashamir Xhika, Andi Toma dhe 11 persona të tjerë, mund te prekë edhe Emond Haxhinaston, deputet i LSI-së dhe ish-ministër i Transporteve.

Hetimet nisën pasi Damian Gjiknuri bëri kallëzimin në prokurori në dhjetor të vitit të kaluar, çka lë të kuptohet se kjo dosje ka nisur të aktivizohet pas prishjes se koalicionit PS-LSI. Ish-ministri i transporteve Edmond Haxhinasto, aktualisht deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim, është nën verifikim nga prokuroria e Krimeve të Rënda në dosjen e rrugës Tiranë-Elbasan.

Më herët ish-ministri shpreh i gatshëm për t’u verifikuar, duke theksuar se ai ka bërë drejtimin politik të institucionit dhe se nëse kjo do të degjenerojë ne goditje politike ai do t’i përgjigjet politikisht shumë rreptë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?